Me pak vuajtje dhe shumë fat, Milan del me pikë të plota nga “San Siro”, thyen Fioren me rezultatin 2-1 duke mbyllur vitin në Serie A në vendin e dytë, në kuotën e 33 pikëve, minus 8 nga Napoli kryesues. “Djalli” reagon për fat të mirë pas blofit në Cremona, ndërsa ekipi vjollcë largohet me një shije të hidhur dhe me duash bosh, pësojnë humbjen e parë pas 3 fitoreve radhazi.
Milani e nisi sfidën zjarr duke kaluar në avantazh pas vetëm 2 minutash lojë, Giroud bën spondën për Leao-n me portugezin që nuk fali duke dërguar topin në rrjetë. Fiore u rikthye në lojë duke barazuar shifrat me Barak në minutën e 28-të. Ritmi i lojës ra ndjeshëm në pjesën e dytë, por atëherë kur gjithçka po shkonte drejt fundit, në minutën e 92-të, një devijim i pafat i Milenkovic i dhuroi Milanit fitoren.
Stefano Pioli nuk u paraqit në konferencë për shtyp, pwr arsye personale, në vend të tij u shfaq drejtori sportiv, Pauolo Maldini: “Fitore thelbësore për të mbyllur mirë 2022, barazimi do të ishte një gjysmë humbje. Klasifikimi? Kemi dy pikë më pak në raport me një vit më parë, por diferencën me vendin e parë po e bën Napoli, ata po bëjnë gjëra të jashtëzakonshme”, u shpreh Maldini.