Dua Lipa është artisja që në ditën e pavarësisë rezervoi një festë në sheshin ‘Skënderbej’ që padyshim mblodhi rreth vetes rreth 200 mijë shqiptarë. Prezenca e 200 mijë spektatorëve është një rekord në karrierën e saj e për këtë ka një falenderim të madh. Ajo thekson se kjo shfaqje e mbajtur në Tiranë, është më e madhja që ka mbajtur.
“94 shfaqje në të gjithë botën në një vit dhe duke i dhënë fund në Tiranë, Shqipëri për rreth 200 mijë njerëz, shfaqja jonë më e madhe solo, në ditën e pavarësisë!!! Gjithçka që mund të them është falënderimi më i thellë, për një vit që më ka shtyrë të rritem përtej çdo gjëje që mund ta imagjinoja e për ta ndarë me njerëz të mrekullueshëm”, shkruan Dua Lipa.