Një lajm i bujshëm vjen nga Spanja, Kristiano Ronaldo është pranë vijimit të karrierës së tij në Arabinë Saudite!

Sipas asaj që raporton iberikja “MARCA”, ylli portugez, i cili aktualisht ndodhet pa asnjë skuadër dhe është i angazhuar në Botërorin e Katarit, është një hap larg firmës me skuadrën arabe të Al-Nassr.

Marrëveshja pritet të jetë për dy vite e gjysmë dhe me një ofertë monstrouze prej 200 milionë eurosh në sezon, përfshirë rrogën dhe akordet publicitare.

Asnjë skuadër europiane apo edhe nga MLS-ja amerikane nuk kanë vënë në pjatë shifra të ngjashme, dhe për këtë 5 herë fituesi i “Topit të Artë” duket i destinuar që të vazhdojë karrierën te skuadra arabe, e cila drejtohet nga trajneri francez, Rudi Garsia.