Këngëtari dhe kantautori i njohur Redon Makashi ka reaguar së fundmi në lidhje me lajmet që qarkulluan në mediat sociale se ai është fejuar me balerinën e njohur Rexhina Çuko.
Redoni ka përgënjeshtruar lajmin që nisi nga një fotografi, ku këngëtari shihej krah Rexhinës e cila në gisht mbante një unazë, e cila u pretendua se ishte ‘unaza e fejesës’ së tyre.
Këngëtari, i cili gjithmonë ka qenë i rezervuar për jetën e tij private, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka sqaruar se nuk ka asnjë lidhje me personin në fjalë.
“Përgënjeshtrim! Lajmi që po qarkullon në disa portale në lidhje me jetën time private nuk është i vërtetë. Dëshiroj të sqaroj publikun tim se unë nuk kam asnjë lloj lidhje me personin që shfaqet në foto krah meje”, ka sqaruar këngëtari.