Autoritetet greke kanë ngritur alarmin pas zhdukjes së një shqiptari në Selanik 4 ditë më parë. Protothema.gr shkruan se bëhet fjalë për 51-vjeçarin shqiptar Ylli Mera. Ai ka humbur gjurmët mesditën e 1 nëntorit në zonën e Arethousa, Selanik. Policia u njoftua për zhdukjen në datën 4 nëntor dhe ka vazhduar me publikimin e të dhënave të tij, me kërkesë të të afërmve, pasi mund të ketë arsye që e vënë në rrezik jetën e tij. Ditën e zhdukjes Mera ndodhej në punë në zonën e Arethousës të Selanikut.

Ditën e zhdukjes Ylli Mera ndodhej në punë, por për shkak të plagosjes së partneres së tij, ai u largua nga puna dhe shkoi në stacionin e autobusit lokal për t’u kthyer në banesë, por që atëherë nuk u pa më. “Ylli Mera është 1.82 m i gjatë, peshon 100 kg, ka flokë të shkurtër gri dhe sy kafe. Nuk ka asnjë informacion se çfarë kishte veshur ai ditën e zhdukjes së tij”, thuhet në njoftimin e policisë greke. Autoritetet kanë thirrje që kushdo që ka informacion të kontaktojë në “Linjën Kombëtare për të rriturit e zhdukur – 1017”, në të gjitha Drejtoritë e Policisë në vend, por edhe përmes aplikacionit Missing Alert