I ftuar ditën e sotme në ‘Zona Zero’ në Top News ka qenë Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla për të folur mbi vendimin e reciprocitetit të targava.
I pyetur nga gazetari Thimi Samarxhiu, se pse Kosova u tërhoq nga vendimi për targat, ministri është shprehur se Kosova nuk është tërhequr por e ka modifikuar qasjen e saj.
“Ne nuk u tërhoqëm por modifikuam qasjen fillestare. Nuk ka patur fare gatishmëri nga pala serbe per të zgjidhur këtë cështje dhe në këtë kuadër kemi edhe reagimin e të gjithë aleatëve.