Europa League zhvilloi dje ndeshjet e fundit në grupe, duke mësuar edhe skuadrat e kualifikuara për në fazën me eleminim direkt. Në ndryshim nga sezonet e shkuara, këtë vit në fazën e parë me eleminim direkt do përballen skuadrat e renditura të dytat në grupet e Europa League dhe skuadrat e renditura të tretat në grupet e Champions League. Të hënë në 13:00 në Nyon të Zvicrës UEFA do hedhë shortin për përballjet e radhës në Europa League.

Kundërshtarët e mundshëm:

Skuadrat e renditura të dytat në grupet e Europa League: Manchester United (ANG) Midtjylland (DAN) Monaco (FRA) Nantes (FRA) PSV Eindhoven (HOL) Rennes (FRA) Roma (ITA) Union Berlin (GJER)

Skuadrat e treta në grupet e Champions League: Ajax (HOL) Barcelona (SPA) Juventus (ITA) Leverkusen (GJER) Salzburg (AUS) Sevilla (SPA) Shakhtar Donetsk (UKR) Sporting CP (POR)

Në këtë fazë nuk mund të përballen skuadra nga i njëjti shtet. Ndeshjet do zhvillohen me sistemin vajtje-ardhje dhe nëse pas 180 minutave nuk do ketë fitues, ndeshja do shkojë në shtesë dhe më pas me penallti. Duelet janë parashikuar të zhvillohen në 16 shkurt 2023 dhe 23 shkurt 2023. Tetë skuadrat fituese që dalin në këtë fazë do përballen në raundin e 1/16 me fituesit e grupeve të Europa League. Shorti për 1/16 është planifikuar për në 24 shkurt.