Dashi
Mos i mbani te fshehta partnerit tuaj sot sepse do keni mosmarreveshje dhe debate te medha. Dita nuk do jete ashtu si e kishit menduar. Marsi do i beje me joshes beqaret. Do flirtoni gjate gjithe kohes, por do e keni te veshtire ta gjeni personin ideal. Ne planin financiar mos luani me zjarrin sepse do digjeni shpejt. As vendime te medha nuk duhet te merrni gjate kesaj dite.
Demi
Nese jeni ne cift, kini kurajen te flisni hapur me partnerin per cdo gje qe iu shqeteson. Beqaret do bejne cfare te jete e mundur sot per ta bere per vete personin qe iu pelqen. A do ia arrijne? Me siguri qe po. Kembenulja e tyre do habise shume persona. Optimizmi i shumte mund t’iu sjelle probleme ne planin financiar. Mundohuni ta ruani sensin e vetepermbajtjes me shpenzimet.
Binjaket
Venusi do ua beje edhe me te bukur diten te dashuruarve sot. Do kaloni momente te zjarrta dhe mjaft emocionuese prane partnerit. Per beqaret priten takime te papritura, por qe mund t’ua ndryshojne jeten njehere e pergjithmone. Bejini syte kater kudo qe te shkoni. Ne planin financiar do shpenzoni me teper sesa duhet dhe kjo mund te sjelle disa probleme. Kujdes!
Gaforrja
Keni kohe qe debatoni dhe keni probleme me partnerin tuaj? Sot, situata ne vend qe te permiresohet, mund te perkeqesohet edhe me teper. Kujdes! Nese jeni ende vetem, dashuria do jete ne qender te vemendjes. Mund te ndryshoni status nese perfitoni nga disa takime. Ne planin financiar gjerat nuk do jene aq te thjeshta sa ju mendonit. Mos beni shpenzime shtese.
Luani
Dite e qete dhe pa probleme kjo e sotmja per jeten ne cift. Edhe ata qe kane pasur mosmarreveshje do vendosin gjaithcka ne vije. Perspektivat per beqaret jane te mira. Mos humbni asnje takim qe do iu kerkohet dhe mendojini seriozisht propozimet qe do iu behen. Te ardhurat do vijne duke u permiresuar nese vazhdoni ta menaxhoni me kujdes buxhetin.
Virgjeresha
Do jeni optimiste dhe plot energji pozitive gjate kesaj dite. Te gjitha kete do ia transmetoni edhe partnerit, cka do iu beje te ndiheni me mire. Asnje problem nuk pritet ne jeten ne cift. Beqaret do kene shume mundesi te takojne personin e endrrave dhe te fillojne nje histori dashurie serioze. Financat do jene te mira. Mund te kryeni investimet e menduara prej kohesh dhe te hiqni disa lek menjane.
Peshorja
Besnikeria ne cift nuk do jete pika juaj e forte sot. Nuk do i rezistoni dot sharmit te personave qe do iu ndodhen prane dhe do tentoni per aventura. Beqaret, ndryshe nga ata qe jane ne nje lidhje, do e dini mire cfare do bejne. Takimet interesante nuk do mungojne. Ne planin financiar gjerat do shkojne mire dhe do kryeni transaksione mjaft te rendesishme. Bravo!
Akrepi
Disa probleme te hershme do dalin serish ne drite per ju qe jeni ne cift. Pranojini gabimet tuaja dhe mos ia hidhni gjithe fajin partnerit. Dashurickat e beqareve nuk do jene te privilegjuara. Prisni edhe pak per te takuar ate qe iu pershtatet me teper. Buxheti do jete me i qendrueshem se me pare dhe nuk do keni as problemin me te vogel. Vazhdoni te beni kujdes me shpenzimet.
Shigjetari
Ambienti yjor do jete i pershtatshem per jeten ne cift. Ju dhe partneri do jeni si nje ekip i forte qe mund te perballoni cdo lloj sfide. Bravo per beshkapunimin e forte. Beqaret me shume gjasa do e gjejne shpirtin e tyre binjak dhe do ndihen me te qete. Ne planin financiar gjerat do shkojne me se miri. Edhe pse do shpenzoni pak me teper nuk do keni asnje tronditje.
Bricjapi
Nese pranoni te beni leshime ne jeten tuaj ne cift dhe tregoheni me te kuptueshem me partnerin tuaj, gjerat do shkojne me se miri sot. Ne te kundert do keni mosmarreveshje. Beqaret duhet te ndjekin zemren. Mos mendoni si do jete e nesermja nese emocionet do jene te medha gjate nje takimi. Ne planin financiar do kete disa permiresime te vogla, por te vlefshme.
Ujori
Atmosfera ne cift pritet te jete konfliktuale gjatre kesaj dite. Do keni goxha debate te forta me partnerin dhe te dy do bertisni mjaft. Beqaret nga ana tjeter do kene takime te vecanta, por nuk do ndihen gati te fillojne nje lidhje. Do beni gabim qe nuk do perfitoni megjithate gjithcka eshte ne doren tuaj. Ne planin financiar te gjithe planetet do jene me ju dhe do iu mbeshtesin.
Peshqit
Kujdes me xhelozine e tepruar gjate kesaj dite. Nese tregoheni posesive do beni gabime per te cilat shume shpejt do pendoheni. Mos krijoni probleme me doren tuaj. Per beqaret nuk rekomandohen ne asnje menyre lidhjet. Prisni edhe disa dite spese sot nuk eshte dita e pershtatshme. Ne planin financiar ka ardhur koha te beni investimet e menduara prej kohesh.