Duhen edhe nëntë ditë që kompenticioni më i madhë në botë në futboll të startojë dhe sigurisht është një risi.
Kjo sepse do të luhet në vjeshtë dhe jo në verë, kjo për shkak të temperaturave të larta që ka Katari. Pak muajh më parë, FIFA prezantoi rregulloren që do të zbatohet në Kupën e Botës Katar 2022 dhe do të jetë e ngjashme me ato të herëve të tjera. Ajo që dihet nga këto rregulla është se një fitore të jep tre pikët dhe barazimi një pikë.
Në raundet e eliminimit direkt, në rast barazimi në fund të kohës së rregullt, do të ketë 30 minuta shtesë të ndara në dy pjesë nga 15 minuta dhe nëse ndeshja është ende në barazim pas 120 minutave, do të ekzekutohen penalltitë për të gjetur një fitues.
Si do të jetë raundi i penalltive?
Rregullat e garës thonë se penalltitë do të lejohen vetëm për lojtarët që kanë qenë në fushën e lojës para përfundimit të ndeshjes, pra nuk do të ketë ndërrime pas mbylljes së ndeshjes, me përjashtim të vetëm portieritm, mne kusht që ekipi që dëshiron të bëjhë ndërrimin të ketë në dispozicion zëvendësime.
Të dyja skuadrat do të duhet të gjuajnë me të njëjtin numër lojtarësh të disponueshëm, apo për të sqaurar, nëse njëra nga skuadrat e përfundon ndeshjen me më pak se 11 lojtarë, qoftë shkaku i dëmtimit apo përjashtimit me të kuq, skuadra tjetër do të duhet të eliminojë aq lojtarë sa duhet për të barazuar numrin e lojtarëve të disponueshëm në ekipin kundërshar.
Në rast se pas 10 goditjeve në total nga të dyja skuadrat ndeshja është ende e barabartë, do të ketë penallti fituesem në të cilin çdo ekip do të ketë nga një goditje në dispozicion dhe skuadra e parë që do të humbasë penalltinë, do të eliminohet.
Asnjë lojtar nuk do të lejohet të gjuajë dy herë derisa pjesa tjetër e bashkëlojtarëve të skuadrës, duke përfshirë portierinm, të kenë kryer gjuajtjet e tyre.
FIFA gjithashtu ka bërë të ditur se këto gola që shënohen gjatë goditjeve të penalltive në fund, nuk do të futen në statistikat e lojtarëve për sasinë e golave të shënuar në total të kompeticionit.