Një “stuhi” reagimesh ka marrë një përdoruese e TikTok pasi deklaroi se është “shumë e bukur për t’u ngritur në orën 6 të mëngjesit për të punuar çdo ditë”. Lucy Welcher, një ndikuese e re në TikTok ndau një video duke thënë se nuk donte të punonte për pjesën tjetër të jetës së saj.
“Më duket sikur dua të zgjohem në orën 6 të mëngjesit çdo ditë për 60 vitet e ardhshme?” pyeti ajo. “Jo! Unë jam shumë e bukur për këtë!” shtoi ajo. Përdoruesit e rrjetit social u ndanë në anë, ata që e mbrojtën ndërsa të tjerë e komentuan negativisht vetëbesimin e saj, duke e quajtur “dembele”.
“Mundohuni të zgjoheni në orën 4 të mëngjesit çdo ditë dhe të punoni 60 orë në javë”, u ankua një përdorues, duke pretenduar se e ka shumë më keq se ajo.