Nëse nuk është boss, të mos më afrohet.” E kujtuat besoj deklaratën e bujshme të Antonela Berishës, e cila trazoi rrjetin disa ditë më parë. Në një dalje të saj, ish-konkurrentja e Për’puthen ishte shumë serioze teksa shprehej se një tipar i rëndësishëm tek partneri i saj i ardhshëm ishte “pasuria”. Fill pas kësaj deklarate të fortë, Antonela është fotografuar në Bllok, me një djalë misterioz. Dyshja po ecnin rrugëve të Tiranës, ku Berisha duket shumë thjeshtë me një veshje komplet të zezë, pa grim dhe me syze. Dhe djali me të, i cili mban një çantë nën krahë.
Të jetë ky “bosi” i ish-banores së “Big Brother Vip”? “Mashkulli po nuk ishte bos, mos më afrohet. Sepse duhet të m’i plotësojë të gjitha kushtet. Edhe dikur kur martoheshe pyesnin a ka burri shtëpi, a ka toka, që të mos vuajë gruaja. Pse të vuaj unë në 2022?”, theksoi Antonela në eklaratën e saj e cila u bë virale kudo.
Kujtojmë që Antonela ka qenë pjesë edhe e shtëpisë së BBV. Në një intervistë të dhënë më herët, ajo tha se me Monikën është takuar shpesh.
Jo vetëm kaq por ajo tha asokohe dhe dy fjalë për ndarjen Beatrix-Donald. “Kam njohur Monikën edhe pse ishte e lidhur me Arjolën aty brenda. Me Monikën jam takuar edhe jashtë. Unë i prisja këto komentet për miqësitë që janë bërë nëpër rrjet. Jam shumë e habitur për miqësinë e Beniadës dhe Einxhel, ato bënin be në kokën e njëra-tjetrës. Edhe ndarja e Donaldit me Beatrix ishte një bombë. Më futen dyshime, nuk paskam kuptuar asgjë”, shtoi ajo.