Dygolëshi i Kylian Mbappe i dhuron Francës fitoren ndaj Danimarkës dhe 3 pikët e dyta, duke mbajtur e pacënuar kreun e Grupit D në Kupën e Botës Katar 2022.

Pjesa e parë e kësaj përballjeje, u mbyll pa gola, me Mbappe-n që shënoi golin e parë të kësaj sfide në minutën e 61’.

Ndeshja ishte shumë e luftuar nga të dyja anët dhe Christensen i dha barazimin Danimarkës në minutën e 68’.

Megjithatë “gjelat” mundën të siguronin avantazhin për herë të dytë dhe njëkohësisht të merrnin fitoren në minutën e 86’, me Mbappe që realizoi golin e dytë për ekipin dhe po ashtu golin e dytë personal.

Pas takimit të dytë të fazës së grupeve të Botërorit që u mbyll me rezultatin 2-1, Franca kryeson Grupin D me 6 pikë, teksa Danimarka qëndron në vend të tretë me 1 pikë.

Vendi i ddytë mbahet nga Australia që ka tre pikë, ndërsa Tunizia qëndron në fund me një pikë.