Analisti Frrok Çupi komentoi në një intervistë për Euronews Albania lënien e mandateve nga 2 deputetët, Grida Duma dhe Alfred Rushaj.
Ai nënvizoi se Duma u largua nga politika, pasi e ndjeu se PD nuk vjen dot në pushtet. “Grida është një njeri me kërkesa, e kërkon frutin e pemës sapo ta mbjellë. Ndjeu që PD nuk vjen më në pushtet, ndjeu që PD nuk jep dot më shumë”, u shpreh Çupi. Ndërsa largimin e Rushajt e komentoi: “Motivet janë të ndryshme. Alfred Rushaj nuk kishe shumë lidhje me atë grupin politik. Nuk u përshtat me asnjë grup. Nuk e gjeti veten si politikan të rrëmujshëm. Duhet të jetë mjaft personal largimi i zotit Rushaj”.