Gazetari Milaim Zeka deklaron se “mbreti” i basteve në Shqipëri, Ervis Martinaj është vrarë. Madje, ai shkon edhe më tej, duke përfshirë policinë në zhdukjen e tij. Sipas Zekës, vrasja e Martinajt ka ndodhur në duart e policisë. “Përfshirja e policisë pothuajse në çdo vrasje është prezente. Edhe e prokurorisë. Edhe vrasja e Ervis Martinajt, ndodhi në duart e policisë. Sipas burimeve, që unë kam, shumë të sigurta Vis Martinaj me 99% është i vrarë. Por sidoqoftë, edhe rrëmbimi apo cdo vrasje në Shqipëri, ke të përfshirë prokurorët kryesorë dhe krerët e policisë” tha ai në TCH.