Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri i ka bërë thirrje deputetit të PD-së, Agron Shehajt që të paraqitet para organeve të drejtësisë ku është i paditur për shpifje. Nga salla e Kuvendit, Gjiknuri deklaroi se Agron Shehaj është në gjyq për shpifje dhe se deputeti demokrat fshihet pas ndërtimit pa leje te Rruga e Ambasadës Holandeze duke përdorur një tjetër emër.
“Në fakt më vjen keq sepse unë nuk erdha këtu për të bërë debat por sa herë del ky që unë e kam quajtur idiot i dobishëm. Ia kam thënë mos e shfrytëzo këtë foltore për të zëvendësuar Gjykatën e Tiranës. Në gjyq je për shpifje, madje nuk je paraqitur atje, por nuk mund të shmangesh gjatë.
Të kam thënë, po qe për ndërtim shiko ndërtimin tënd aty te Rruga e Ambasadës Holandeze se ke ndërtim dhe je i fshehur me emër tjetër.
Edhe njëherë po të them mos e zëvendëso gjyqin civil me Parlamentin civil. Paraqitu në gjyq, ik vërteto atje ato shpifjet e tua”, theksoi Gjiknuri