Reperi i njohur Don Xhoni është gjobitur me dy mijë euro për armëmbajtje pa leje. Ai është deklaruar fajtor në seancën e mbajtur këtë të premte nga prokurori Hivzi Bajraktari.

“Ndihem shumë i penduar dhe shpresoj të mos ndodhë më kurrë”, është shprehur Don Xhoni.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në gusht të 2022-ës ka ngritur aktakuzë kundër Xhonatan Isufit, të cilin e ngarkonte me veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Sipas aktakuzës, Isufi në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët, ka mbajtur në pronësi pistolëten e tipit “Cervena zastava” me një karikator dhe gjashtë fishekë të kalibirit 7,65 mm.