Këngëtarja e njohur, Rita Ora ka komentuar së fundmi “grindjen” me artisten e famshme, Rihanna-n. Ajo në një intervistë zbuloi edhe se si ishte e vërteta. Kujtojmë se Rita dhe Rihanna kanë qenë pjesë e “Roc Nation” dhe këngëtarja me orgjinë shqiptare ka paditur shtëpinë diskografike asokohe pasi nuk e lejuan të bënte më shumë se një album.

“Pse nuk po dilte muzika?”, u pyet Rita nga gazetari. “Nuk e di”, theksoi Rita Ora. “Unë kam incizuar në atë studio për dy ose tre vjet rresht. Ishte një moment i tërë që do të ndodhte, unë xhirova një klip dhe ata e larguan atë. U ndjeva vërtet e zhgënjyer”, u shpreh këngëtarja.

“Është raportuar se e gjithë muzika i shkonte Rihannas – ajo ishte padyshim artistja më e njohur – ajo po refuzonte fillimisht të gjithë muzikën dhe më pas do të merrte këngët që ishin kompozuar në studio”,tha gazetari. “Nuk mund të flas në emër të njerëzve të tjerë, por mendoj se publikisht ata gjithmonë i vënë femrat kundër njëra-tjetrës. Unë nuk kam qenë gjë tjetër veçse një fanse dhe gëzoj respekt për të dhe do të jem gjithmonë respektuese ndaj saj”, theksoi më pas ndër të tjera këngëtarja e njohur, Rita Ora.