Erling Haaland pritet të bëhet shumë shpejt futbollisti më i pasur në botë, duke parakaluar emra si Messi e Ronaldo, që prej vitesh mbajnë kryesimin në një listë të tillë.
Paralajmërimin e ka dhënë menaxherja e tij, Rafaela Pimenta, që ka zbuluar se ka marrë kërkesa pa fund nga sponsorë të ndryshëm dhe se shumë shpejt do të zyrtarizohet marrëveshja e sponsorizimit më e shtrenjtë në historinë e futbollit.
“Nuk më ka ndodhur kurrë të shoh një interes kaq të madh nga sponsorët për një futbollist. Kam 20 vite në këtë treg dhe kjo gjë ndodh për herë të parë me Haaland. Shumë shpejt do të njoftojmë një marrëveshje sponsorizimi, që do të jetë padyshim më e shtrenjta në historinë e futbollit. Është folur shumë që vlera e kartonit të tij mund të shkojë në 1 miliardë, por në të ardhmen e afërt nuk besoj se mund të ndodhë diçka e tillë. Ndoshta shumë vite më vonë, mund të ketë klube të gatshme të paguajnë një shifër të atillë për një futbollist”, deklaroi menaxherja e Haaland.