Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala ka treguar se si e ka mësuar lajmin për zhdukejen e të shumëkërkuarit të drejtësisë Ervis Martinaj, i cili u bë kryefjala e mediave gjatë verës. Lala tregon se kur e ka marrë lajmin nga burimi i saj ishte me pushime, dhe kishte shkuar brenda dy orëve të takohej me të për të mësuar për rastin e Martinajt. Ajo thotë se ka një dosje për të, që sipas saj, duhet ta ruajë për 3 vjet.
“Kam qenë autori i lajmit të parë. Unë kam qenë në Tiranë në fakt sepse isha me pushime, burimi që ka marrë më tha ke lajm. I them më lër sepse jam pushim. Po jam i sigurt tha që ky do të jetë lajm i vitit. I thashë për sa orë më pret, ku në zonën e Fushë Kuqes. Sigurisht që nuk u takuam në zonën e fushë kuqes. Ervis Martinaj është personazh që tërheq shumë, besoj si gjithë personazhet e botës së krimit, për më tepër kur hyn edhe showbizi dhe politika, njeri që konsiderohej mbret i lojërave të fatit.
Por ajo që unë i siguroj me përgjegjësi opinionin publik në rastin Martinaj por dhe në raste të tjera, nuk kam abuzuar qoftë dhe një germë të vetme, jam treguar besnike e provave dhe fakteve, kam arritur deri aty sa të siguroj dhe video. Unë kam një dosje që e ruaj që sipas asaj që unë besoj deri në 3 vite duhet ta ruaj, dhe gjitha materialet përfshirë dhe dokumentet që janë të sigluara sekret unë i kam në atë dosje dhe patjetër që edhe në gjyq po të shkoj, jam e hapur për çfarëdolloj situate” tha Klodiana Lala.