Interi ka arritur të mbyllë vitin kalendarik 2022 me një fitore me përmbysje, duke triumfuar në Bergamo në stadiumin “Gewiss” ndaj Atalantës me rezultatin 2-3, e vlefshme për javën e 15-të në Serinë A italiane.

Serinë e golave e hapën bergamaskët me anë të një 11-metërshi të shndërruar në gol nga Lukman në minutën e 25′.

Më pas ishte Edin Xheko, i cili realizoi për zikaltërit nga Milano në minutën e 36′.

Ishte sërish sulmuesi boshnjak, ai që përmbysi shifrat në 1-2 duke realizuar në minutën e 56′. Autogoli i Palominos i dhuroi golin e tretë të besuarve të Simone Inzagit në minutën e 62′.

Ishte sërish Palomino, ai që ngushtoi diferencat në minutën e 77′.

Me këtë sukses, Interi mban vendin e katërt me 28 pikë të grumbulluara, ndërsa Atalanta ndodhet në vendin e 6 me 27 pikë.

FT | ATALANTA 2-3 INTER

Lukman 23′ (p), Palomino 77’/ Xheko 36′, 56′, Palomino (AG) 62′