Interi ka arritur të marrë tre pikë mjaft të rëndësishme në transfertë përballë një kundërshtari shumë të fortë si Atalanta.

Ndeshja nisi më mirë për vendasit të cilët arritën të kalonin në avantazh me një nga lojtarët më në formë të skuadrës, Lookman në minutën e 25, pasi u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Miqtë nuk vonuan shumë dhe barazuan rezultatin në minutën e 36 me sulmuesin Edin Dzeko.

Një me një do të ishte edhe rezultatin përfundimtar i 45 minutave të para, ndërsa e dyta sjell përmbysje rezultati pasi do të jetë sërish Dzeko që dërgon topin në rrjetë në minutën e 56, dukë çuar rezultatin në 1-2.

Vetëm 6 minuta më vonë, mbrojtësi i Atalantës, Palomino do të shënonte një autogol, duke i dhënë avantazhin e dyfishtë kundërshtarit.

Atalanta nuk dorëzohet dhe është pikërisht Palomino që shlyen gabimin dhe shënon në minutën e 77, duke ngushtuar rezultatin, por që në fund nuk do të mjaftonte.

Interi merr 3 pikë të arta, ndërsa Atalanta pëson humbjen e 4 në pesë ndeshjet e fundit.