Interi ka lënë pas krahëve humbjen me Juventuesin në kampionat dhe është rikthyer te fitorja.
Zikaltërit mposhtën me shifrat e thella 6-1 Bologna, në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Serie A.
Miqtë kaluan të parët në avantazh me Lykogiannis, por të besuarit e Inzaghit, përmbysën gjithçka. Dimarco me dopietë, Dzeko, Lautaro, Calhanoglu dhe Gosens, ishin autorët e golave për Interin. Me këtë triumf, zikaltërit ngjiten në vendin e katërt me 27 pikë.
Në ndeshjet e tjera, Fiorentina mposhti 2-1 Salernitanën, ndërsa Torino triumfoi 2-0 ndaj Sampdoria.