Roberto Mancini shpreson që Italia “mos të mungojë kurrë” në një Botëror dhe ka pritur që triumfi në Euro 2020 në Wembley, ishte si një “rreth i plotë” për ish lojtarin e Sampdorias i cili kishte humbur një kampionat Europian atje.
Azzurri janë të detyruar që ta shikojnë garën e Katarit nga shtëpia pasi që humbën në play-off kundër Maqedonisë Veriore duke përfunduar të dytët në grup, pas Zvicrës, gjatë fazës kualifikuese.
“Ne jemi shumë të zhgënjyer që nuk u kualifikuam dhe shpresojmë që kjo mos të ndodh kurrë më, për shkak se Italia duhet të jetë gjithmonë në Botëror”, ka thënë Mancini për “Che Tempo Che Fa” në Rai 3. “Mund të jetë paksa e çuditshme ta shikojmë një Botëror në TV, por mbetet Botëror dhe ne do të ishte mirë që të jemi aty”.
Para 2018, Italia ishte kualifikuar në çdo Botëror prej vitit 1958, por tani ka humbur dy të tillë rresht. Megjithatë, ata mbesin kampion në fuqi të Europës, ku në finale e mposhtën Anglinë në penallti. Mancini ishte i ftuar në këtë program bashkë me shokun e tij të skuadrës të Sampdoria, Gianluca Vialli, tani menaxher i skuadrës në Itali, derisa ata pritet ta publikojnë edhe një dokumentar për skuadrën Blucerchiati.
Ata kishin fituar titullin e Serie A më 1991 dhe kishin arritur në finalen e Kupës në Europë më 1992, duke u mposhtur 1-0 nga stadiumin Wembley në atë kohë nga Barcelona. “Ishte një moment unik kur fitova Euro gjatë një kohë të vështirë për Kombëtare”, vazhdoi Mancini.
“Ndjeva që nuk ishte fitorja e jonë koincidencë në Wembley pas 30 viteve, me Lucan dhe futbollistët e tjerë të Sampdorias të cilët humbën finalen kundër Barcelonës”. “Ishte si përmbushja e një rrethi të plot. Fitorja ishte shumë speciale për disa nga tifozët e Sampdoria me Italinë po ashtu”.
Vialli nuk është i vetmi ish lojtar i Sampdoria në stafin e Italisë së Mancinit, pasi që Attilio Lombardo dhe Fausto Salsano po ashtu janë pjesë e këtij ekipi. Në atë kohë, Mancini dhe Vialli ishin të njohur si binjakët e golit dhe marrëdhëniet e tyre ishin shumë të mira. “E dua Gianlucan më shumë tani sesa kur ishim të ri”.
Vialli ishte duke u përballur me kancerin gjatë ndërtimit të skuadrës në Euro2020 dhe ai pranoi që kjo kishte pasur ndikim për mënyrën se si ata e përjetuan garën.
“Ai përqafim pas fitores në finale ka gjithçka, në aspektin sportiv, kënaqësia që ia arritëm këtij qëllimit, por po ashtu edhe frika që nga kishte prekur të dyve për shkak të shëndetit tim”, shpjegoi Vialli.
“Ato vite ishin për të gjitha këto. Ishte një moment i mrekullueshëm i shoqërisë sonë dhe është mirë që ende jemi bashkë dhe do të jemi bashkë si shokë edhe pas gjithë këtyre viteve”.