Ngjarja e rëndë që ndodhi pak ditë më parë në Pejë, ku një infermiere dhunonte një të moshuar në një shtëpi të moshuarish, ka tronditur opinionin publik. Videoja, e cila është bërë virale në rrjet, duke nxitur reagime të ashpra. Të shumtë kanë qenë edhe personazhet e njohur që kanë reaguar.

Megjithatë, përpos artistëve shqiptar, kjo ngjarje ka tërhequr dhe vëmendjen e aktores spanjolle, Clara Galle. Ajo ka ndarë në Instagramin e saj ku ndiqet nga më shumë se 3 milion persona një postim me disa foto të të moshuarës së dhunuar. “Kjo është bota në të cilën duam të jetojmë?”, shkruan ajo.