Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar koreografja Rexhina Çuko, e cila ishte protagoniste e lajmeve nëpër portale këtë fundjavë.
Pasi postoi një video teksa shfaqej me një unazë në dorë pranë këngëtarit Redon Makashi, ky i fundit mohoi gjithë zërat duke shkruar se nuk e njihte personin në fjalë.
Në daljen e saj të parë pas këtyre lajmeve, Rexhina pranoi se ka patur një lidhje me kantautorin, por tashmë çdo gjë ka marrë fund mes tyre. Çuko refuzoi të ndante detaje nëse ndarja ka qenë për shkak të reagimit të këngëtarit apo jo, por theksoi se e gjithë kjo situatë kishte shqetësuar familjarët e saj.
“Ishte copëz lumturie, por tani ka marrë fund. Nuk ka qenë për klikime, sepse unë s’ kam nevojë. Unaza i është kthyer”, tha ndër të tjera Rexhina.