Kupa e Botës në ditën e shtatë të saj mund të tregojë fatin e një përfaqësueseje si Argjentina, por edhe të kampionëve në fuqi të Francës, që mund të sigurojnë biletën për në turin tjetër.
KATARI
Sfidat e ditës nisin me duelin Tunizi-Australi në orën 11:00, një ndeshje që do të tregojë se cila nga këto dy ekipe ka shanse reale për të vazhduar më tej,
Më pas, në orën 14:00 luhet ndeshja mes Polonisë dhe surprizës më të madhe të këtij Botërori, Arabisë Saudite.
Kjo e fundit duhet të tregojë se sa dëshiron të vazhdojë më tej duke prodhuar një tjetër rezultat surprizë ndaj europianëve favoritë.
Në orën 17:00 zbret në fushë Franca e cila përballet me Danimarkën në ndeshjen ku mund të sigurojë edhe biletën për në turin tjetër të aktivitetit nëse ia del të sigurojë tre pikët.
Ndërkohë, e gjithë vëmendja është te sfida e orës 20:00 ku Argjentina e Mesit përballet me Meksikën dhe ku çdo gabim do të jetë fatal për “Albiceleste” duke e nxjerrë jashtë Botërorit.