Këngëtares së njohur Ronela Hajati i ka ndodhur një e papritur teksa ndodhet në Londër. Artistja thotë se i kanë vjedhur paratë dhe dokumentet e identifikimit, dhe se ka mbetur vetëm me katër paund. Megjithëse, artistja e ka kaluar me situatën me pak humor duke postuar një videomesazh në “Instargam” në të cilën thotë “pres shumë lekë nga ju shqiptarët e mi të m’i sillin,” thotw ajo duke qeshur.
“Kjo është një foto imja e lumtur para se të më vidhnin portofolin tek kjo çanta. Fotoja ime e fundit e lumtur. Më kanë vjedhur gjithë lekët, kartat, identitetin. Jam në mes të Anglisë dhe nuk kam identitet. Kam gjithsej vetëm 4 paund. Pres shumë lekë nga ju shqiptarët e mi të m’i sillin,”tha këngëtarja.