Pavarësisht nëse keni qenë në një festë, në punë ose thjesht në një grup, me siguri keni takuar dikë që mendon se është pak më i mirë se ju dhe ndoshta të gjithë të tjerët. Ai mund të shikojë me përçmim muzikën që dëgjoni, të komentojë pijen që pini ose rrobat që vishni. Ai thjesht mund t’ju shikojë dhe t’ju injorojë.
A keni menduar ndonjëherë nëse yjet mund të jenë përgjegjës për këtë sjellje? Karakteri dhe personaliteti i personit tjetër sigurisht që luajnë një rol, por mënyra se si yjet rreshtohen në tabelën e tyre astrologjike mund të ketë gjithashtu një ndikim. Lexoni më poshtë cilat janë shenjat më snobiste të zodiakut dhe ndoshta mund të justifikoni sjelljen e disa personave që kanë kaluar në jetën tuaj.
Demi
Mund të marrin vëmendjen në çdo festë, por preferojnë të ulen në shtëpi dhe të struken në divan. Ata janë selektivë në shoqërinë dhe marrëdhëniet e tyre, prandaj duken snob dhe të paarritshëm për këdo që nuk e njohin mirë.
Gaforrja
Ashtu si Demi, Gaforret ndihen më rehat në vende të njohura dhe mes njerëzve me të cilët shoqërohen shpesh. Ata shikojnë poshtë dhe flasin pak kur gjenden në një hapësirë që nuk “u takon” dhe ndjenja e tyre e pakëndshme del si arrogancë.