Le ta pranojmë. Shumë herë marrëdhëniet nuk zgjasin shumë. Në disa raste ato nuk zgjasin fare dhe teksa për disa marrëdhëniet janë rezultat i përpjekjeve dhe lëshimeve të ndërsjella, për të tjerët janë aq të vështira sa duken… të pamundura. Këta persona nuk mund të krijojnë një marrëdhënie të qëndrueshme dhe nëse përpiqen, do të zgjasë shumë pak. Ideja e thjeshtë për të qëndruar me një person për një kohë të gjatë i shkakton atij ankth dhe stres të madh.
Çfarë mund të jetë e gabuar? Përveç përvojave të tyre, pozicioni i diellit në momentin e lindjes së tyre. Nëse jeni duke u takuar me një burrë që ka vështirësi për të qëndruar në një lidhje, atëherë mund t’ju duhet të merrni parasysh edhe këtë kriter.
Binjakët
Binjakët janë një shenjë kaq kritike saqë vështirë se dikush do të qëndrojë me ta për një kohë të gjatë. Nëse jeni në një lidhje me një Binjak, atëherë përgatituni për luhatje në vetëbesimin tuaj. Në të njëjtën kohë, Binjakët kërkojnë aventurë, dhe ndryshim. Kur marrëdhënia bëhet rutinë ai largohet. Ai largohet nga marrëdhënia kur të ndiejë se nuk ka asgjë më për t’i ofruar.
Virgjëresha
Kontradikta në të mirën e saj. Ndërsa Virgjëresha dëshiron të jetë në një lidhje dhe është një person i shoqërueshëm, nevoja për siguri dhe qetësi e bën atë të humbasë momentin. Ai i shqyrton të gjitha faktet aq thellësisht dhe hollësisht sa që në momentin që ai vendos, personi tjetër mërzitet. Veç kësaj, edhe kur fillon një lidhje, nuk është e lehtë të hapet dhe kërkon të përsosurën, për pasojë lodhet e lodhet dhe në fund… nuk qëndron në lidhje. Ai do të largohet shumë lehtë nga marrëdhënia kur të kuptojë gjithashtu se gjërat po shkojnë në rrugë pa krye dhe nuk mund të vazhdojnë më tej.
Bricjapi
Pavarësisht se sa e çuditshme mund t’ju duket, Bricjapi vështirë se vendoset në një marrëdhënie. Për të qëndruar në një lidhje, personi tjetër duhet të plotësojë të gjitha kushtet. Gjëja më e rëndësishme është t’i lejoni atij të kombinojë jetën profesionale dhe personale. Nëse ai arrin ta gjejë, ndoshta lidhja juaj do të zgjasë pak më shumë, përndryshe jo. Ata që e rrethojnë do të ndikojnë shumë tek Bricjapi për përfundimin e një lidhjeje, ndërkohë që nevoja e tij për të kontrolluar gjithçka nuk është tipari më i këndshëm i tij.