Liverpuli pret sot Sauthemptonin në “Anfield” dhe do të kërkojnë të fitojnë me çdo kusht për t’u afruar me vendet e para në Premier Ligë. Trajneri Jurgen Klop foli për Botërorin në një prononcim për mediat. Ai zbuloi edhe paktin që ka bërë në lidhje me 7 futbollistët e Liverpulit që do luajnë në Katar 2022.

“Aleksandër-Arnold u gëzua shumë kur mori vesh lajmin që do të luajë në Botëror, që është një kompeticion i mrekullueshëm. Trent është shumë i qetë, ai luan futbollin e tij dhe gjithmonë synon të përmirësohet. Fytyra e tij rrezatonte lumturi pas grumbullimit me Anglinë. Edhe Konate është një lojtar shumë i aftë, ai e meritoi grumbullimin me Francën. Ekziston një rregull në lidhje me lojtarët që do luajnë në Katar. Djemtë duhet të më shkruajnë menjëherë mua të parit nëse do të kenë probleme fizike pas ndonjë ndeshjeje”, deklaroi Klop.