Shpirti jonë binjak është ai që na mungon dhe mund të ndihemi të plotësuar vetëm kur ta kemi gjetur. Jo çdo person e gjen në të njëjtin vend atë, kështu që sipas shenjës astrologjike ja ku duhet ta kërkoni.

Dashi
Ju dashët keni gjithmonë nevojë për lëvizje dhe aksion, kështu që edhe shpirtin binjak do ta gjeni në ato vende ku ka lëvizje e zhurmë. Diskotekat, sallat e sportit, parqet ku bëhen xhiro me biçikleta apo vrap, janë disa nga këto vende.

Demi
Ju demat keni tendencë të shkoni gjithmonë në të njëjtat vende dhe prandaj nuk e gjeni lehtësisht princin e kaltër. Ndryshojeni këtë zakon. Shkoni nëpër teatro dhe atje mund ta gjeni atë që keni ëndërruar.

Binjakët
Ju binjakët duhet të gjeni vende në të cilat të ndiheni të lirë të komunikoni dhe të shprehni entuziazmin dhe humorin. Regjistrohuni nëpër kurse teatri pse shkoni në karaoke mbrëmjeve sepse atje mund të gjeni princin e kaltër.

Gaforrja
Ju gaforret që i përthithni emocionet si një sfungjer, privilegjoni vendet ku optimizmi, gëzimi dhe të qeshurat mbizotërojnë. Regjistrohuni në kurse kulinarie dhe keni për të njohur personin e duhur.

Luani
Shkoni në kurse kërcimi, çlirojeni veten dhe keni për ta gjetur atje shpirtin tuaj binjak ju luanët. E njëjta gjë mund të ndodhe edhe në mjedise të tjera ku ju mund të shkëlqeni.

Virgjëresha
Ju virgjëreshat nuk duhet të kufizoheni vetëm duke shuar në kafenetë e lagjes sepse nuk do mund ta gjeni atje princin tuaj të kaltër. Shkoni në palestër apo në Spa me shumë njerëz dhe keni për ta gjetur atë që dëshironi.

Peshorja
Ju peshoret jeni te qeshur dhe socialë. Dilni mbrëmjeve e madje edhe vetë për të pirë një gotë verë dhe atje do gjeni shpirtin tuaj binjak.

Akrepi
Akrepat do ta gjejnë princin e tyre të kaltër nëpër vende të qeta dhe intime. Një lokal pa shumë zhurmë do jetë mjedisi ideal për të pasur rrahje më të forta zemre.

Shigjetari
Ju shigjetarët që adhuroni udhëtimet do e gjeni pikërisht në një vend të largët shpirtin binjak. Ai do shfaqet papritur kur ju të jeni duke vizituar vende të veçanta dhe keni një çantë në shpinë.

Bricjapi
Nëse ju bricjapët nuk e keni gjetur deri më sot shpirtin binjak në punë, duhet të filloni ta kërkoni diku tjetër atë. Dilni, argëtohuni, shkoni në mjedise të reja dhe në një moment sytë do ju shkëlqejnë.

Ujori
Ju ujorët që jeni të tërhequr nga humanizmi dhe të dhënë për mbrojtjen e kauzave të mëdha do ta gjeni shpirtin tuaj binjak nëpër organizata apo shoqata të ndryshme.

Peshqit

Ju peshqit që jeni ëndërrimtarë të lindur keni tendencë të prisni që princi i kaltër t’iu shfaqet vetë para syve. Në fakt është diçka e gabuar. Atë mund ta gjeni edhe nëpër daljet në koncerte, ekspozita, teatro, etj.