Mamaja e Rita Orës, Vera, i ka kushtuar këngëtares një urim për ditëlindje. Rita mbush sot 30 vjeç, ndërsa urimet për të kanë qenë të shumta. Por, ai që tërhoqi më shumë vëmendje ishte dedikimi nga mamaja e saj.
Ajo ka kujtuar kohën kur janë transferuar në Angli dhe nuk kishin asgjë, por sot e cilëson Ritën si një shembull për të gjitha vajzat e reja se me shume punë mund t’i realizojnë ëndrrat e tyre.
“Nëna kur u transferua në Mbretërinë e Bashkuar nuk kishte asgjë, nuk mund të fliste gjuhë, kisha vetëm familjen time, kualifikimet si doktoreshë dhe pa punë. Pavarësisht çdo lufte në të cilën jeta na hodhi, ne e bëmë atë dhe ju vazhdoni të shkëlqeni. Ti u bëre shembull, kështu për t’ju treguar vajzave të tjera të reja se mund t’i bëjnë realitet ëndrrat e tyre me shumë mund dhe përkushtim. Të dua dhe të uroj ditëlindjen Rita Pita. Urime ditëlindjen nana, krenaria jonë”, ka shkruar Vera krahas fotos.