Legjenda e Barcelonës, Gerard Pique u duartrokit për herë të fundit në Camp Noë në ndeshjen e fundit, 2-0 në La Liga ndaj Almerias, duke ulur perden e karrierës së tij të shkëlqyer. Legjenda e Barcelonës, Gerard Pique u duartrokit për herë të fundit në Camp Noë në ndeshjen e fundit, 2-0 në La Liga ndaj Almerias, duke ulur perden e karrierës së tij të shkëlqyer.
Pas ndeshjes ai mbajti një fjalim në fushë duke thënë: “Kam lindur këtu dhe këtu do të vdes”. Ai shtoi: “Kur të rritesh, e kupton se ndonjëherë të duash është të lësh të shkojë. Jam i bindur se do të jem sërish këtu në të ardhmen. “Unë e dua Barçën. Kjo është arsyeja pse mendoj se është momenti i duhur për të shkuar. Ky nuk është një lamtumirë.”, ka thënë Pique.
Pique doli në fushë së bashku me dy djemtë e tij, Milan dhe Sasha, në një natë që familja e tyre nuk do ta harrojë kurrë. Ai u prit me duartrokitje dhe ovacione nga të gjithë të pranishmit që thërrisnin emrin e tij pa ndërprerë. Ndërkohë, lojtarët e Barcelonës dolën nga tuneli i Camp Nou të veshur me fanella ‘Pique 3’ në nderim të shokut të tyre të skuadrës i cili doli në pension.