Ledri Vula është një nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim prej vitesh ndër më të pëlqyerit nga ndjekësit.
Teksa sezoni veror dihet se është shumë i ngarkuar me koncerte për këngëtarët edhe për një artist si Ledri, të tilla aktivitete kanë qenë të shumta. Ledri njihet për një numër të madh tatuazhesh në trupin e tij e së fundmi mesa duket reperi ka kryer edhe një të ri. Këtë na e ka treguar vetë reperi me anë të një Instastory, ku na ka treguar tatuazhin e ri në krahun e tij, i cili është një raketë dhe në të numri 99. Ledri ka shkruar gjithashtu “Nato 99” e mesa duket i dedikohet luftës së Kosovës në vitin 1999.
U bënë tashmë pak muaj që kur Ledri ka publikuar projektin e fundit muzikor ‘Uma Love’, i cili është një bashkëpunim me Lumi B dhe NUK. E duket se tashmë shumë shpejt reperi do të vijë me një këngë të re, pasi me një postim në Instastory na ka treguar se ka nisur punën për projektin e ri muzikor.
Që prej momentit kur partnerja e tij, Sara është bërë pjesë e spektaklit “Dancing with the Stars” jeta e tyre është e ndarë midis Tiranës dhe Prishtinës. Për shkak të angazhimeve që edhe Ledri ka, çifi dhe vajza e tyre, Poem duhet të qëndrojnë për pak kohë larg njëri tjetrit. Së fundmi Ledri ka postuar një foto duke folur në telefon me vajzën e tij dhe na e shkriu zemrën.