Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri priti në një takim përfaqësuesin e Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI), John Fluharty, Drejtor Programi dhe Blerina Balilaj, menaxhere e programit IRI në Shqipëri.
Në takim u bashkëbisedua mbi projektet e përbashkëta që synojnë formimin e liderëve të rinj në politikë.
Gjithashtu Gjiknuri u shpreh se, në takim u fol mbi programet e trajnimit të ekipeve politike me fokus adresimin e nevojave prioritare të votuesve.
Në takim u bisedua edhe mbi ndërveprimin me komunitetet lokale dhe komunikimin e duhur gjatë fushatave zgjedhore.