Lindsay Lohan bëri paraqitjen e saj të parë zyrtare publike me bashkëshortin e saj, Bader Shammas, në premierën e filmit të saj të ri, Falling for Christmas, në Nju Jork.
Çifti dukej veçanërisht i gëzuar, duke pozuar për fotografët. Lindsay Lohan ka ecur në tapetin e kuq e veshur me një fustan të Valentinos me lule të qëndisura, të cilin e ka shoqëruar me taka me platformë dhe një gërshet të lartë në flokë. Krahas saj Bader Shammas dukej mbresëlënës me kostumin e tij të zi.
Dasma e saj
Çifti u martua të shtunën e korrikut të kaluar në një ceremoni private dhe zbulimin e bëri vetë aktorja në Instagramin e saj. “Unë jam femra më me fat në botë. Jo sepse kam nevojë për një burrë, por sepse ai më gjeti dhe e dinte që doja të gjeja lumturinë. Jam e lumtur që është burri im. Ai është gjithçka e imja. Çdo femër duhet të ndihet kështu çdo ditë ”, ka shkruar ajo në atë kohë në postimin e saj.
Aktorja dhe biznesmenja ka jetuar në Dubai për shtatë vitet e fundit. Kjo është fejesa e dytë e Lohan-it pasi ajo ishte fejuar më parë me milionerin rus Egor Tarabasov para se të ndaheshin në vitin 2016.
Bader Shammas është një bankier i suksesshëm dhe ndihmës zëvendës president i Credit Suisse, një firmë e menaxhimit të pasurisë në Dubai.
Ai ndoqi Universitetin e Floridës Jugore dhe mori një diplomë në Inxhinieri Mekanike. Më pas ai ndoqi Kolegjin e Biznesit John H. Sykes ku mori një Bachelor në Ekonomi.
Filmi i saj i ri
Pas disa vitesh pasiviteti, Lindsay Lohan është rikthyer duke luajtur në një film të ri të Netflix. Aktorja 36-vjeçare do të luajë rolin e një trashëgimtareje të llastuar hoteli, e cila pëson amnezi pas një aksidenti. Pronari i një shtëpize konkurruese dhe vajza e tij e vogël kujdesen për të. E gjithë kjo pak para festave të Krishtlindjeve.