Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbrojtur politikën e saj ndaj Rusisë përpara pushtimit të Ukrainës në shkurt, duke thënë se asaj i mungonte fuqia për të ndikuar tek Vladimir Putin.

Ajo tha se ishte përpjekur të bisedonte me presidentin rus dhe presidentin francez Emmanuel Macron në verën e vitit 2021.

“Por unë nuk kisha fuqinë për të arritur rrugën time”, tha ajo për Spiegel neës.

Merkel shtoi më tej duke thënë se “për Putinin, vetëm pushteti ka rëndësi”.

Në intervistën për Spiegel, Merkel tha se qëndrimi i saj ndaj Ukrainës në bisedimet e paqes në Minsk i kishte dhene kohë Kievit për t’u mbrojtur më mirë kundër ushtrisë ruse.

Merkel tha se nuk i vjen keq që la detyrën në dhjetor, sepse mendonte se qeveria e saj po dështonte të bënte përparim jo vetëm në krizën e Ukrainës, por edhe në konfliktet në Moldavi, Gjeorgji, Siri dhe Libi, ku të gjitha përfshinin Rusinë.