Përfaqësuesja e Spanjës do të zhvillojë ditën e sotme testin e fundit në prag të “Kupës së Botës”. Luis Enerike ka kryer detyrën përpara takimit, ku epiqendra e intervistës, përveç Jordanisë ka qenë e lidhur me objektivat në Katar dhe gjendja e Ansu Fatit dhe Moratës:
OBJEKTIVI – “Dua t’i shkojmë deri në fund kompeticionit. Kjo nuk është një dëshirë e imja, por i bazohem cilësive që posedojmë. Rruga nis nga Kosta Rika dhe na mbeten edhe 6 beteja të tjera mbi misionin tonë”, citonte mes sigurish spanjolli.
GJENDJA E FATIT DHE MORATËS – “Ansu është më mirë nga sa ndodhej në qershor dhe ky është fakt. Sot shpresojë të jetë në gjendje të luaj 90′ minuta. Ndërsa mbi Moratën asgjë nuk ndryshon në lidhje me dëmtimin e tij. Faza ofensive ka shumë cilësi dhe zgjedhja është luks, gjithsesi do ta shikoj me kujdes se kujt i nevojiten minutat”.
TESTI – “Jordaninë e kam parë vetëm në miqësoren me Kosovën. Rezultatet e tyre në harkun kohor prej një vit e gjysmë janë pozitive”, përfundoi 52-vjeçari.