Britania e Madhe ka miratuar paketën e radhës të sanksioneve kundër Rusisë. Sanksionet synojnë zyrtarët rusë që kanë promovuar ose zbatuar mobilizimin, duke çuar numrin e të sanksionuarve në 1200, sipas Reuters.
Personat e sanksionuar përfshijnë:
–Arkady Gostev, drejtor i Shërbimit Federal të Federatës Ruse, i cili gjithashtu është sanksionuar pasi ka mbështetur rekrutimin e të burgosurve në Grupin Wagner;
-Zëvendëskryeministri Denis Valentinovich, i cili është përgjegjës për mbikëqyrjen e industrisë ruse të armëve dhe përgjegjës për armatimin e trupave të mobilizuar;
-Krerët rajonalë të Dagestanit, Ingushetisë dhe Kalmikisë, disa nga republikat etnike më të varfra të Rusisë.
-Dmitry Bezrukikh, kreu i Shërbimit Federal të rajonit të Rostov.
“Vendimi i regjimit rus për të mobilizuar pjesërisht qytetarët rusë ishte një përpjekje e dëshpëruar për të mposhtur ukrainasit trima që po mbronin territorin e tyre.
Ka dështuar,” tha në një deklaratë sekretari i jashtëm britanik James Cleverly.
“Sot ne kemi sanksionuar individë që kanë zbatuar këtë rekrutim, duke dërguar mijëra qytetarë rusë për të luftuar në luftën e paligjshme dhe të neveritshme të Putinit,” theksoi ai.