Napoli, Inter e Milan sjellin festë në Itali, më në fund italianët rikthehen të bëjnë protagonistin në futbollin e madh, në fazën me eliminim direkt në Champions. Për ironi të fatit tradhton vetëm Juve, ekipi që në vitet e fundit ka mbajtur lart flamurin “azzurr”. Me tre ekipe në fazën e 1/8, mediat italiane kanë nisur të bëjnë llogari për shorin që do të hidhet e hënën në orën 12:00.
Nga tre ekipet italiane vetëm Napoli u kualifikua si kokë grupi, rreziku më i madh për blutë e Spallettit është PSG, më të gjithë rivalët e tjerë mund të përballen lehtësisht.
Inter e mbylli grupin në vendin e dytë, shorti mund të përballë zikaltërit me ekipe si Real Madrid, Chelsea, Man.City, Liverpool apo Tottenham. Goglat mund të rezervojnë një rikthim në Antonio Conte-s në “San Siro”.
I njëjti diskutim edhe për Milan, ekipet angleze mbeten rreziku më i madh, të paktën nuk mund të shortohen me Chelsea. Real Madrid dhe Bayern Munich janë dy ekipet që Milan do t’i kishte shmangur me kënaqësi. Champions League rikthehet më 21-22 shkurt me ndeshjet e fazës së 1/8.