Ka hapur dyert e saj Qendra e Formimit Profesional në Burrel duke pritur 70 kursantët e parë.
Qendra e re do të jetë një ndihmë e madhe për të gjithë komunitetin matjan, por edhe për të gjithë Qarkun Dibër duke i dhënë të rinjve një profesion.
Kryetari i Bashkisë Agron Malaj thekson se të rejat dhe të rinjtë që zgjedhin arsimin profesional, falë këtij investimi të mbështetur nga Bashkimi Europian në Shqipëri do të jenë më të aftë dhe më të kërkuar në tregun e punës.
“Falë angazhimit tonë serioz dhs përkushtimit ndaj veprave me rëndësi, Bashkia Mat po përthith gjithnjë e më shumë investime nga fondet e Bashkimit Europian. Nuk dua të le pa falenderuar edhe Vizion OJF partnerin tonë në disa projekte të rëndësishme dhe me impakt të prekshëm te qytetarët.
Së fundi dhe stafin e QFP që prej më shumë se 1 viti po punon me përkushtim për të ndërtuar diçka vërtetë të bukur. Suksese dhe ju priftë e mbara”, shkruan kryebashkiaku Malaj.