Dafina Zeqiri vijon të jetë një ndër këngëtaret më të dashura dhe të komentuara. Së fundmi, ajo ka paralajmëruar bashkëpunimin e saj më të ri me Alban Skënderaj. Këngëtarja e njohur ka bërë një postim në Instagram dhe bën me dije se kënga e tyre do të publikohet të shtunën në orën 16:00.

Dafina Zeqiri ka qenë mjaft aktive me projekte të reja muzikore përgjatë gjithë sezonit veror. Ajo ka publikuar disa këngë, ku më e fundit është ajo me Ron Zaititn, “Boma Ni Tel.”
Nga ana tjetër Alban Skënderaj ka pasur mjaft bashkëpunime të suksesshme me artistë të tjerë shqiptarë. Pak kohë më parë Albani ndezi dyshime për një bashkëpunim me Flori Mumajesin.
Flori publikoi një video në Instagram ku solli një ‘remix’ të shkurtër të një prej këngëve më të pëlqyera të Albanit, “Je ti”. “Më duket mua apo zë i pamë? Fytyrë e dëgjume ky?”- shkroi Flori me humor krah videoklipit me zërin e tij duke etiketuar Albanin.

Albani e ka ripostuar duke shkruar: “Zë i papamë, fytyra çka. Tani bëjini presion të gjithë ta postojë të plotë.”, duke i dhënë aprovimin e tij për ta risjellë këtë këngë.
Ndoshta mund të bëhen bashkë për një version të ri? Nuk i dihet. Kohë më parë i pyetur në një intervistë për një bashkëpunim të mundshëm, Albani tha se raportet e tyre janë shumë të mira, por nuk dihet se a do ketë një duet mes tyre.