Një transeksual dhe dy gra janë gjetur të vdekur ditë ne sotme në kryeqytetin italian, Romë. Sipas asaj që raportojnë mediet italiane transgjinori është gjetur i vrarë me thikë, në një apartament në via Durazzo, në lagjen Prati, teksa dy gratë me kombësi kineze u gjetën të vdekura në via Augusto Riboty, në të njëjtën lagje. Alarmi për gratë u dha nga kujdestari i pallatit, i cili gjeti gruan e parë me rroba të lyera me gjak, teksa tjetra ndodhej brenda banesës. Hetimet janë ende në vazhdim. Hetuesit po punojnë për të kuptuar nëse tre viktimat janë vrarë nga i njëjti person.