Manchester United njoftoi këtë të martë për shkëputjen e kontratës me Cristiano Ronaldon.

Pas shkëputjes së kontratës, sulmuesi portugez nga tani ka mbetur edhe lojtar i lirë. Derisa pritet të mësohet e ardhmja e tij, tashmë kanë filluar edhe spekulimet rreth saj.

Piers Morgan, gazetari që realizoi intervistën “bombë” me Ronaldon javë më parë, ka bërë një postim në “Twitter” që gjithashtu ka marrë vëmendjen e të gjithëve. “Koha për Fazën 2”, ka shkruar Morgan, teksa ka publikuar një fotografi me 37-vjeçarin.

Fotografia është e shkëputur nga një intervistë e mëhershme, kur Morgan ia kishte dhuruar Ronaldos një fanellë të personalizuar të Arsenalit.

Morgan njihet si tifoz i flaktë i klubit londinez.