Martesa e aktores turke Merve Bolugur dhe muzikantit Mert Aydin zgjati vetëm 44 ditë. Çifti i famshëm u martuan më 2 tetor, por kanë nisur procedurat e divorcit.
Thuhet se Mert Aydin e udhëzoi avokatin e tij që të niste procedurat e divorcit për shkak të mosmarrëveshjeve me Merve Bolugur.
Aktorja ka reaguar në rrjetet sociale për të dhënë një shpjegim të shkurtër, duke shkruar:
“Nuk ia dolëm dot, faleminderit. Kjo është jeta. Gëzuar Mert gjithashtu, faleminderit për ditët tona të mira…”
Fakti që Merve nuk e përfshiu bashkëshortin saj në postimet e fundit dhe e kishte hequr unazën e martesës i kishin forcuar dyshimet se martesa nuk po shkonte mirë mes çiftit të ri.