Ndonëse vendi është pushtuar nga reshjet e dendura të shiut, një tjetër fenomen po ndodh aktualisht në Radhimë të Vlorës.
Një vatër zjarri është regjistruar në një zonë me bimësi, shkurre dhe pemëtari.
Ndërkohë që vatra e zjarrit po përhapet për shkak të erës së fortë, ndërsa në vendin e ngjarjes ndodhet një automjet i shërbimit të zjarrfikëses. Zjarri ndodhet panë disa hoteleve, ndërsa vatra po i afrohet godinave.