Në Doha, Gjermania dhuroi një blof të pabesueshëm, pësoi një humbje me përmbysje përballë Japonisë duke vënë në rrezik prezencën e tyre në Botëror që në fazën e grupeve. Të projektuar mes favoritëve, ekipi i Hansi Flick dështoi në shumë aspekte, mbi të gjitha zhgënjyen në mbrojtje, ku Japonia i kapi “mat” në dy raste. Kjo ishte hera e parë pas 1994 që “pancerat” humbasin një ndeshje në Botëror pasi kanë kaluar të parët në avantazh.
Nuk pati efektin që shpresonte loja me 9 flas, Havertz dhe pjesa tjetër e fazës sulmuese nuk ishin brilant pasi krijuan 25 raste për gol, goditën 8 herë kuadratin, por arritën të dërgonin vetëm një herë topin në rrjetë, edhe atë nga pika e bardhë e penalltisë me Gundogan. Vetëm në këtë pikë Gjermanët nuk zhgënjejnë, në 21 penalltitë e fundit në Botëror, 20 herë janë treguar të saktë.
Japonia vendosi një rekord të ri personal, duke fituar për herë të parë kundër një ekipi që më herët është shpallur kampion Bote.
Humbja përballë Japonisë, por dhe fitorja e thellë e Spanjës, ka bërë që fati i Gjermanisë të ndërlikohet ndjeshëm, ndaj “furive të kuqe”, rivali i tyre i radhës, i duhet me çdo kusht të mos humbas, por edhe kaq mund të mos mjaftojë, duke parë që Japonia përballet me Kosta Rikën. Në rastin më të mirë, fati i Gjermanisë vendoset nga golavarazhi, por as në këtë pikë nuk janë favoritë.
Ndaj Spanjës, Flick duhet të gjejë një formulë fituese, por mbi të gjitha duhet t’i rikthejë 4 herë kampionëve të botës identitetin e humbur kohë më parë, kjo ishte humbja e 3 në 4 ndeshjet e fundit në Botëror.