Dy javë para fillimit të Kupës së Botës, sulmuesi Kilian Mbape ka ngritur alarmin në Francë. Ai u dëmtua në përballjen Lorient-PSG në kampionatin Ligue 1.
“RMC” raportoi se arsyeja e zëvendësimit ishte sepse ai pati një shqetësim në aduktor. Media shton se ka pasur një bisedë mes yllit francez dhe mjekut të PSG, ndaj kanë rënë dakord për zëvendësimin.
Në një konferencë për mediat, trajneri Galtier raportoi se “nuk është asgjë serioze”.
“Kilian ka bërë përpjekje, është kërkuar shumë prej tij. Është shumë më mirë të kërkosh të largohesh sesa të rrezikosh të qëndrosh në fushë, ose të jesh në fushë pa dhënë dot 100%”, tha ai.
Mbape nuk luajti ndeshjen e tij më të mirë kundër Lorientit, por skuadra e tij përfundoi duke marrë tri pikët. Franca tashmë ka humbur Pogba dhe Kante për Botërorin e Katarit pasi të dy janë të dëmtuar.