Sot është dorëzuar në Maqedoninë e Veriut një nga ikonat e vjedhura në këtë shtet. Pasi u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut për rikthimin e ikonave të trafikuara ne vendin e tyre të origjinës, kryeministri Dimitar Kovaçevski mbajti fjalën e tij duke thënë se është gjest i madh. Nuk mungoi falënderimi i tij për Edi Ramën, ndërsa ky i fundit bëri batutë duke thënë se nuk kuptoi asgjë.

“Ky është me të vërtet një gjest i madh që bën Ministria e Kulturës së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe të gjithë institucionet që punuan. Ky është vit i madh për qytetarët tanë se në fillim të vitit morëm mirënjohje. Kjo është e 21-ta ikonë që i takon manastirëve tanë, trashëgimisë kulturore të Maqedonisë së Veriut. Falenderoj Edi Ramën”, tha Kovaçevski.

“Në rregull ka fol se nuk kuptova asgjë”, iu përgjigj Rama. Ndërkohë, 20 ikonat e tjera që i përkasin Maqedonisë së Veriut ndodhen ende në Shqipëri, ku do të vijë vetë kryeministri maqedonas për t’i tërhequr veprat e sekuestruara pas 9 vitesh.