Ka nisur puna puna për hapjen e 40 puseve të ujit të pijshëm në 8-të Njësitë Administrative të Bashkisë Mat. Lajmin e mirë e ka dhënë Kryetari i Bashkisë së Matit Agron Malaj. “Nis puna për hapjen e 40 puseve të ujit të pijshëm në 8-të Njësitë Administrative të Bashkisë Mat.

Ky investim bëhet në bashkëpunim me Ambasadën e Katarit dhe shoqatën e Katarit. Puset do të hapen në Afërsi të Shkollave, Qendrave Shëndetësore, Kulteve Fetare dhe në afërsi të Njësive Administrative”, thekson Malaj.

Banorët e Burrelit do të kenë brenda majit 2023 furnizim 24 orë me ujë të pijshëm. Pak ditë më parë, Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga zv/kryeministrja dhe ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe kryetari i bashkisë së Burrelit, Agron Malaj, panë nga afër punimet që po kryhen për ujësjellësin e ri. Rama tha se ujësjellësi i ri i Burrelit është një projekt madhor që do të sigurojë 24 orë ujë të pijshëm për banorët.